Jennifer Aniston tregon arsyen pse nuk do bëjë kurrë botoks

Mos u trondisni kur të shihni ndonjë rrudhë, ose disa në fytyrën e Jennifer Aniston. 46 vjeçarja ka thënë në një intervistë që trysnia e Hollivudit për të mbushur fytyrën po i dëmton gratë dhe ajo nuk ka plan të bëjë ndërhyrje.

Ajo i ka thënë makeup artist-it Bobbi Brown në një intervistë në dhjetor të vitit 2014 që “nuk do injektoj fëlliqësira në fytyrë” për shkak të presionit që të dukesh e pamoshë dhe komentet u përhapën gjithandej. Tani duket sikur po dyfishon forcën e pohimit të parë.

“Nuk është thjesht ok, është më mirë t’i shmangësh. Ato nuk ndihmojnë. Është një rrëpirë shumë shumë e rrëshkitshme. Disa gra thjesht fillojnë të humbasin perspektivën, kjo bëhet normalja e tyre e re dhe është e vështirë të kthehesh pas”. Aniston ka thënë që vetëvlerësimi i saj ka lulëzuar që në ditët e serialit Friends dhe kjo e ka ndihmuar të përballojë presionin e jashtëm.

“Nuk ndihem shumë më ndryshe sesa kur isha 20 vjeç, përveç që fizikisht ndihem më mirë. Gjithashtu e dua veten më shumë. Gjëja më e bukur që shfaqet edhe jashtë është besimi i bredshëm dhe dashuria për veten.”

Aniston është një nga aktoret e njohura për regjimin e rreptë të ushtrimeve dhe buzëqeshjen diellore dhe nëse e mban fjalën, këto do jenë aleatët e formës së mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button