“Facebook”-u krijon një portal vetëm për gazetarët (Foto)

Për shumë gazetarë, “Twitter”-i është burimi kryesor i informacioneve, pasi në këtë rrjet social përcillen lajmet më kryesore apo ngjarje të ndryshme në kohë reale.

Tani “Facebook”-u synon ta rivalizojë “Twitter”-in edhe në këtë aspekt, ndaj ka vendosur të krijojë një portal të ri vetëm për gazetarët, ku do të shfaqen informacione të ndryshme nga rrjeti social dhe nga “Instagram”-i, shkruan “Krokodili.com”.

Portali i ri është quajtur “Signal” dhe kompania e përshkruan atë si mjetin e duhur për gazetarët për të mbledhur informacione të ndryshme, lajme të rëndësishme nga aktualiteti, kultura, sporti etj.

Këto informacione mund të merren si nga ueb-faqja e rrjetit social ashtu edhe nga “Instagram”-i.

Mjeti i ri shfaq përmbajtje të ndryshme që lidhen me temat aktuale të ditës, ndërsa ofron edhe mundësinë për të parë cila figurë publike është përmendur më shumë në “Facebook” kohët e fundit.

“Signal” ju lejon të kërkoni në “Instagram” për postimet që lidhen me një hashtag të caktuar ose me llogari të personave të famshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button