Skandal: Gjuhëtari i ndjerë shënohet si lektor i tekstit!

Dëshira e disa njerëzve për të bërë biznes në emër të arsimit ndodh të tejkalojë çdo kufi, të mos njohë jo vetëm etikën profesionale, por as edhe moralin njerëzor. Me papërgjegjësinë e tyre janë në gjendje të ofrojnë tekste shkollore me gabime tmerrësisht të rënda gjuhësore dhe me përmbajtje nga më çoroditëset, njofton gazeta KOHA. Por pavarësisht kësaj, pa pikë problemi autorë të këtillë ia dalin të jenë të suksesshme në tregtimin e librave. Ndodhë madje, që autorë të caktuar si Xhezmi Rustemi, të keqpërdorin deri edhe emrat e njerëzve të ndjerë dhe pa pikë përgjegjësie ti shënojnë të njëjtët sikur kanë bërë lekturën e tekstit.

Kjo tanimë mund të llogaritet megaskandali i “Fletë pune për lëndën e gjuhës shqipe”, për klasat e dyta të arsimit nëntëvjeçar që ka irrituar më së tepërmi zyrën e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në Tetovë. Nga BZHA e Tetovës thonë se autori Rustemi duhet të ketë keqpërdorë emrin e gjuhëtarit të ndjerë Miftar Rustemi. Sipas shpjegimeve të tyre, lektori në “Fletë e punës” të autorit Rustemi është fiktiv. Thjeshtë, është shënuar emri i një gjuhëtari, i cili ka ndërruar jetë që para katër-pesë viteve.

“E, çfarë problemi ka? Nëse janë bërë gabime, njerëz jemi dhe gabojmë. Do ta përmirësojmë tekstin, një herë, dy herë, sa herë të ketë nevojë”, shprehet Rustemi. Ai mohon të ketë keqpërdorë emrin e gjuhëtarit Abdiu. “Fletët e punës janë lekturuar nga zoti Miftar Abdiu. S’kam faj unë se tani është i vdekur”, thotë autori Rustemi, e sipas të cilit, “Fletë pune për gjuhën shqipe, për klasa të dyta të arsimit nëntëvjeçar”, ka disa vite që shërben si material shkollor.

Lajme të ngjashme

Back to top button