Aksident tragjik në Kumanovë, humb jetën një 28 vjeçar

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 15 në rrugën rajonale Kumanovë-Pçinjë, pranë gurores Krasta ka humbur jetën një djalë 28 vjeçar M.I. ndërsa një tjetër 20 vjeçar S.N. është plagosur rëndë, njofton portali “Kumanovonews”, transmeton Portalb.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur një furistradë Hyundai në të cilën gjendeshin dy djemtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një fushë për ti ikur përplasjes me një tjetër veturë e tipit Golf, që ka lëvizur me shpejtësi në trasën rrugore në drejtim të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button