Izairi premton: Tetovarët do të furnizohen me 200 litra ujë për pije në sekondë

Së shpejti tetovarët do të furnizohen me 200 litra ujë për pije në sekondë nga ujësjellësi i ri, ndërtimi i të cilit është nga fundi. Ujësjellësi mbulon përfshinë ujërat e lumenjve “Shkumbin” dhe “Ujit të Ftohtë” dhe është i gjatë më shumë se tetë kilometra e gjysmë, premtoi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, gjatë vizitës së sotme në pjesën ku ndërtohet ujësjellësi i ri, njofton Portalb.

“Nga informatat e fituara në terren, mund të vijmë në përfundim se deri më tani 80% e punimeve të ndërtimit të ujësjellësit janë përfunduar. Mbetet që ujësjellësi të vazhdohet edhe një kilometër e gjysmë, kjo pjesë përfundimtare presim që brenda dy apo tre javëve të përfundojë”, tha ai.

Që të mundet uji nga ujësjellësi i ri plotësisht të shfrytëzohet, duhet që të ndërtohet edhe stacion filtrues, procedura e të cilës, rreth njoftimit publik për blerjen e saj, ende ndodhet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Ujësjellësi, Tetovë“Ne kemi arritur që t’i përfundojmë të gjitha procedurat në lidhje me përgatitjen e dokumenteve për ndërtimin e stacionit filtrues kemi fituar dhe leje ndërtimi me të cilën arritëm të tërheqim mjete nga kredia e Bankës Evropiane për Zhvillim, dhe shpresojmë që edhe këtu do të vazhdojë puna me të njëjtën dinamikë rreth ndërtimit të ujësjellësit”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi,njofton Portalb.

Megjithatë, derisa nuk ndërtohet stacioni filtrues, mund të ndodhin probleme rreth shfrytëzimit të ujit nga ky ujësjellës. Varësisht nga kushtet meteorologjike, për shembull nëse ka shi dhe nëse vjen deri te ndotja e ujit, ujësjellësi i ri do të ndërpritet për shfrytëzim. Kontrollimin e ujit do ta bëjë Qendra për Shëndet Publik.

Për momentin nga burimet e Malit Sharr, nëpërmjet ujësjellësit të deritanishëm vijnë rreth 250 litra ujë në sekondë, e cila nuk është e mjaftueshme për furnizimin e rregullt të qytetit, për atë ka ndërprerje të përditshme nga ora 1 deri në orën 5 të mëngjesit dhe nga ora 17 deri në orën 20 pasdite.

Lajme të ngjashme

Back to top button