Politika i ka sëmurë nxënësit e shkollës “11 Tetori”

Uji nuk është arsyeja e sëmundjes te fëmijët e shkollës fillore “11 Tetori” në Shkup, mëson jozyrtarisht Meta. Zyrtarisht, nga ana tjetër rezultatet do të bëhen publike nesër. Prej mbrëmë shkolla është e mbyllur nga Inspektorati shtetërorë sanitar.

Sipas informative, më shumë se 50 fëmijë kanë simptoma me problem të barkut, vjellje dhe diarre, temperaturë të lartë dhe kokëdhembje. Ka disa klasë ku prej 27 nxënësve 20 janë të sëmurë.

Informacionet e para ishin se fëmijët janë sëmurë nga ndonjë lloj i ushqimit edhe nxënësit ende nuk kanë ndonjë ushqim të organizuar.

Prindërit për Meta vlerësojnë se shkak i helmimit të nxënësve është pikërisht politika pasi arsimtarët janë të ndarë në parti, ende nuk mund të zgjidhet drejtori i shkollës.

Kjo sipas tyre ka sjellë që higjiena e shkollës të jetë alarmante. Në shkollë nuk ka asnjë mjet higjienik, në shkollë i vije era sulfur.

Lajme të ngjashme

Back to top button