Ahmeti dhe Xhaferri të prononcohen publikisht për zyrat e “Telekomit” që i shfrytëzon BDI!

Në një konferencë për media, të mbajtur sot në selinë e LR-PDSH në Tetovë, rinia ka kërkuar prononcim publik të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit në lidhje me aferën “Telekom”.

“Idealet e luftës u kthyen në ideale korrupsioni nga binomi udhëheqës i BDI-së. Këtë e vërteton jo vetëm pasuria milionëshe që disponojnë ata bashkë por edhe vërtetësia e aferës “Telekom” ku në gjyqin e Nju Jorkut përmenden si mitmarës Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri. Ndërlidhja e tyre me Telekomin vërtetohet edhe me raste të tjera”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për reforma PDSH.

Zyrat e BDI-së janë të vendosura pikërisht në objektin e Telekomit.

Ata kërkojnë të hulumtohet në shërbimet kadastrale, fletë-pronësia e ndërtesës së “Nard Komit” ndërtesë kjo e kompanisë “Telekom” e cila është e një personi të afërt të tyre, përmes të cilit këta dy i lidhin bizneset e përbashkëta.

“Pra, në emër të gjithë rinisë, bëjmë pyetje publike Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit se nga i morën këto ndërtesa? Pasi që ata zotohen se punojnë në të mirë të shqiptarëve, kërkojmë një prononcim publik për këtë aferë të madhe korruptive, që të sqarohet deri në detaj. Këtë e kanë obligim ndaj votuesve dhe ndaj gjithë shqiptarëve”, përfundon reagimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button