Themelohet Qendra për Hulumtim dhe Inovacione në Ballkanin Perëndimor – WISE, Ademi prezent

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot ju drejtua të pranishmëve në Konferencën Rajonale  Ministrore e cila po mbahet në Split – Republika  e Kroacisë, ku  u nënshkrua Marrëveshja për themelimin e Qendrës për Hulumtim dhe Inovacione në Ballkanin Perëndimor – WISE.

Vlerësojmë se kjo Qendër është e një rëndësie të veçantë për forcimin e mbështetjes së vendeve nga Ballkani Perëndimor në lëmin e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit theksoi Ademi duke përmendur se themelimi i  kësaj Qendre do të përforcojë bashkëpunimin rajonal e cila do të  kontribuojë në rritjen e kapacitetit të hulumtuesve, shkëmbimin e njohurive dhe rezultateve shkencore  si dhe përmirësimin e biznes klimës në rajon.

“Ky institucion strategjik do të  mundësoj zbatim  të suksesshëm të strategjisë rajonale, hulumtuese – zhvillimore për inovacione  në  Ballkanin Perëndimor duke tërhequr mjete më të mëdha financiare për investim në hulumtim, zhvillim dhe inovacione”, shtoi Ademi.

Zbatimi i  katër  iniciativave nga  Plani Aksionar i strategjisë rajonale hulumtuese- zhvillimore për inovacione të Ballkanit Perëndimor do të mundësojë integrim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në hapësirat hulumtuese Evropiane, rritje ekonomike të vendeve , si dhe krijimin e   vendeve të reja të punës.

Ministri Ademi, në fjalimin e tij para të pranishmëve i potencoi edhe përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në përmirësimin e veprimtarisë shkencoro – hulumtuese në Republikën e Maqedonisë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgatit 4 programe vjetore për arsimin e lartë dhe veprimtari shkencoro – hulumtuese në Republikën e Maqedonisë. Një nga qëllimet kryesore të programit është  që deri në vitin 2020 rritja e  investimeve në hulumtim dhe zhvillim të arrijë  deri në   1,8 % nga Bruto prodhimi vendor ,ndërsa pjesëmarrja nga sektori privat të arrijë deri 50% tha  Ademi duke shtuar se gjatë vitit 2012, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi Strategjinë për Inovacione  në Republikën e Maqedonisë 2012 – 2020

“Një nga masat më të rëndësishme të ndërmarra nga kjo strategji është formimi i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik në Republikën e Maqedonisë si instrument për financimin e granteve për: kompanitë start ap dhe spin of ; transfer  të teknologjive, akseleratorëve  si dhe asistencë  teknike për kompanitë start ap. “ tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button