Ta kujtojmë kitaristin legjendar Jimi Hendrix

Kanë kaluar 45 vite që nga vdekja e kitaristit të famshëm, Jimi Hendrix. Jimi u mësua të luajë me kitarë kur ishte 15 vjeç dhe bëri bujë me muzikën e tij edhe pse me një karrierë të shkurtë.

Hendrix ishtë përshkruar nga The Rock and Roll Hall of Fame si “ndoshta instrumentisti më i madh në historinë e muzikës rock”. E me këtë gjë, pajtohen edhe shumë muzikantë.

Për jetën e tij është punuar edhe një dokumentar i titulluar “Hear My Train A Comin” ku paraqitet debutimi i bendit Jimi Hendrix Experience në Monterey Pop Festival, ndikimi i madh që artisti ka pasur nga Paul McCartney dhe Beatles, këngët si Hey Joe, The Wind Cries Mary, Purple Haze dhe ndikimi që pati ai në epokën psikodelike.

Hendrix vdiq nga një përzierje e pilulave më 18 shtator 1970 në moshën 27 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button