Kuvendi do të votojë për vazhdimin e afatit për gjendjen e krizës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 70-të ka një pikë të vetme në rend dite – Propozim vendimin që të miratohet vazhdimi i afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës deri më 15 qershor të vitit 2016 për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë.

Propozimin e ka miratuar Qeveria e RM-së në seancën e djeshme për shkak se skadon afati fillestar prej 30 ditëve të validitetit të vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës, e cila është miratuar në seancën e Qeverisë më 19 gusht.

Lajme të ngjashme

Back to top button