Han në Maqedoni në takime me liderët politik

Komirasi për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE­së Johanes Han, i cili qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, sot në Shkup do të bisedojë me liderët politikë të Maqedonisë për zbatimin e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike, për Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD), për zhvillimin e reformave dhe për krizën migruese.

Han do të realizojë takime të ndara me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetarët e LSDM­së Zoran Zaev, të BDI­së Ali Ahmeti dhe të PDSH­së Menduh Thaçi.

Ai merr pjesë në takimin e dialogut inkuadrues të nivelit të lartë, si dhe në seancën e këshillit kombëtar për eurointgrime. Eurokomisari, siç njoftoi kabineti i tij do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërsa është paraparë ta vizitojë edhe qendrën e pranimit për migrantë në Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Back to top button