Han: Do ta vëzhgojmë dialogun politik në Maqedoni

“Është koha që t’i besojmë njëri tjetrit. Atë që ne duam ta bëjmë nuk do ta quaja garancion. Por, mund të them se do të jemi aty për ta ndjekur procesin dhe me kujdes të vëzhgojmë”, ka thënë komisari Johanes Han për “NovaTv”, transmeton Portalb.

Ai thotë se te bashkësia ndërkombëtare ekziston interes dhe kujdes për atë se çfarë po ndodh.

“Fakt për kujdesin ndërkombëtarë është edhe ky dialog politik që do të mbahet nesër. Unë në kontinuitet e raportojë Këshillin e ministrave për punë të jashtme dhe BE-në për gjithçka që ndodh te ju, çka do të thotë se prezenca e vëzhgimit ndërkombëtarë vecmë është prezente” ka theksuar Han.

Komisari Han nesër do të arrijë në Shkup, për të marr pjesë në dialogun e lartë politik në mes Komisionit evropian dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Han ka përshëndetur edhe zgjedhjen e prokurores së re speciale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button