PPD pyet Qeverinë: Në ligjin e ri për energjetikë, a do të lejohet liberalizimi i tregut për energji elektrike?

Partia për Prospеritet Demokratik ka reaguar për krizën energjetike në Maqedoni.

“I ashtuquajturi “Komision qeveritar për prerjen e druve” ende nuk i jep rezultatet e duhura në zbutjen e krizës me furnizimin e tregut me dru për djegje dhe për këtë çmimi i druve e ka arritur rekordin pesëdhjetvjeçar prej 65 euro për metër kub”, thuhet në deklaratën e PPD-së.

PPD kërkon nga EVN të sqarojë se si janë zhdukur nga faturat 33,3% famoze në emër të fuqisë së angazhuar.

“PPD i shtron pyetje Qeverisë athua në ligjin e ri për energjetikë i cili do të hartueka sipas kritereve të BE-së, do të lejohet liberalizimi i shpejtë i tregut të energjisë elektrike dhe sa deri më tani vendi ka pësuar në ecjen e tij drejt rrugës së eurointegrimeve me refuzimin kryeneç të Qeverisë për liberalizimin e energjisë elektrike me argumentin se këtë e bënë që ta evitojë shtrenjtimin e rrymës elektrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button