“Bomba-orë” që po e shndërron 14-vjeçarin musliman në personazh botëror

I riu musliman që u arrestua pse kishte sjellur në shkollë një orë të bërë vetë në shtëpi për të cilën mësuesja e tij tha se “ngjante me një bombë” bëhet e ditur se do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të vizituar presidentin Barak Obama pasi ai i dërgoi një ftesë më herët.

Ahmed Muhamed, 14 vjeç, ka marrë mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota pasi fotoja ku shfaqej i prangosur me policët që e nxirrnin nga shkolla e mesme McArthur në qytetin e Irvin në Teksas bëri xhiron e internetit.

Në mesin e mesazheve të shumta që shprehnin simpatinë për të ishte edhe një mesazh nga Obama, i cili e ftonte Ahmedin që ta çonte orën e tij në Shtëpinë e Bardhë, një ofertë të cilët adoleshenti tha se do të pranonte, transmeton TeSheshi.

Gjatë një conference për CBS, Ahmedi falënderoi Presidentin Obama, kandidaten për zgjedhjet presidenciale 2016 Hillary Clinton dhe themeluesin e Facbook-ut Mark Zuckerberg për mesazhet e tyre mbështetëse, duke thënë se është “i lumtur” që ata kanë kundërshtuar atë që i ndodhi.

Obama më herët shkruajti në Twitter: “Orë e bukur Ahmed. A dëshiron ta sjellësh në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhettë frymëzojmë sa më shumë fëmijë si ti që ta duan shkencen. Kjo e bën të madhe Amerikën.”

Në mesin e mbështetësve ishte edhe Mark Zuckerberg, i cili po ashtu e ftoi adoleshentin që të takohej me të. Ai shkruajti në faqen e tij përsonale ne Facebook: “Aftësia për të ndërtuar diçka të bukur duhet të përshëndetet, e jo të çojë në arrestim. E ardhjma u përket njerëzve si Ahmedi.”

“Ahmed, nëse dëshiron të vish të vizitosh Facebook-un, do të doja shumë të të takoja.”

Edhe Hillary Clinton, e cila po kandidon për zgjedhjet e ardhshme të 2016-ës iu bashkua mbështetësve me anë të një postimi në Tëitter duke e konsideruar këtë veprim si të nxitur nga islamofobia: “Supozimet dhe frika nuk na bëjnë më të sigurtë – por na bllokojnë. Ahmed, qëndro gjithmonë kureshtar dhe vazhdo të ndërtosh.”

Bobak Ferdosëi, një inxhinier amerikan pranë NASA-s gjithashtu shkroi: “Hej, Ahmed! Më telefono pas disa vitesh. Gjithmonë na duhen njerëz të zgjuar, kureshtar dhe kreativ si puna jote.”

Hashtagu #IStandËithAhmed (Unë mbështes Ahmedin) është postuar në Tëitter mbi 450 mijë herë deri tani.

Me anë te një conference, sekretari për shtyp në Shtëpinë e Bardhë Josh Earnest tha: “Presidenti, ashtu si të gjithë ne, ishte i indinjuar nga lajmet në lidhje me këtë ngjarje.”

“Në këtë rast, është e qartë se disa nga mësuesit e Ahmedit kanë dështuar. Sa keq! Por nuk është vonë për ne që ta përdorim këtë rast si mësim për t’i thirrur ndërgjegjës sonë ndaj çdo paragjykimi.”

Babai i Ahmedit tha për Dallas Morning Neës: “Mendoj se ai u nëpërkëmb vetëm pse emri (mbiemri) i tij është Muhamed dhe për shkak të 11 Shtatorit.”

14-vjeçari u arrestua të hënën pasi kishte përdorur një qark të vjetër për të krijuar një orë dixhitale të cilën më pas e kishte marrë me vete në shkollë për t’ia treguar mësuesit të inxhinierisë. Edhe pse mësuesi i inxhinierisë e kishte miratuar punën e tij, ai e gjeti veten në telashe pasi zilja e orës filloi të binte gjatë orës së anglishtes dhe mësuesja e mori atë për një bombë.

Për këtë arsye drejtori lajmëroi policinë, e cila arrestoi Ahmedin, e prangosi dhe e dërgoi në një burg për të rinj.

Por më pas ai është lënë i lirë dhe sipas deklaratës për shtyp të shefit të policisë Larry Boyd, “të gjitha akuzat ndaj të riu kanë rënë dhe çështja është mbyllur.”

Megjithatë, adoleshenti vazhdon të mbetet i pezulluar nga shkolla, e me shumë gjasa ai nuk do të kthehet më në aty, pasi tha se po kërkonte për një shkollë tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button