Ndërthurja e raportimit me komente dëmton lajmin

[Recension: Ermira Mehmeti godet Mijallkovin, athu e ka me gjithë mend?]

Rrjetet sociale janë një hapësirë nga ku gazetari mund të marrë një informacion por kur raporton mbi të duhet të verifikojë qëndrimet dhe aq më tepër të mos interpretojë këtë qëndrime.

Deputetja Ermira Mehmeti ka ndërpre heshtjen e gjatë në rrjetet sociale, duke postuar një koment kritik lidhur me ekipet partiake që po zhvillojnë negociatat për Prokuorin special.

“Protagonisti kryesor në bisedat e përgjuara shfaqet në negociatat për prokurorin special, dhe të gjithe pjesemarresit tjere në heshtje e pranojne dhe aprovojne prezencën e tij! A mund ta quajme edhe me tej kredibel procesin negociator?!”, ka pyetur Mehmeti.

Ermira Mehmeti godet Mijallkovin screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Ermira Mehmeti godet Mijallkovin, athu e ka me gjithë mend?

Data dhe koha e publikimit: 14.09.2015

Data e recensionit: 14.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Qëndrimi i deputetes realisht ka tërhequr vëmendje duke pasur parasysh momentin politik. Gazetari me të drejtë ka përcjellë qëndrimin e saj, por ai duhej të privohej nga interpretimet personale.
Artikulli ka elemente komentimi, të cilat shprehin dhe cinizëm ndaj deputetes. Çështja e ngritur me të drejtë, më pas lexohet si tendencioze, çka dëmton informimin e saktë dhe të paanshëm.

Gëzimi i fansave të saj, shqiptarëve që menduan se së paku një deputete nga radhët e BDI-së po largohet nga ndikimi i VMRO-së dhe po kthehet tek shqiptarët, ka qenë afatshkurtër. Pak më vonë ajo ka postuar një foto ku shihet e disponuar dhe e buzëqeshur me dy partnerë të afërt të Mijallkovit: kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe nënkryetarin e kësaj partie, Izet Mexhiti. Me këtë ajo ka shtuar edhe më tepër dyshimet e opinionit në dyftyrësinë e politikanëve të BDI-së. 

Qëndrimi i deputetes mund të trajtohej në shumë mënyra për shkak të interesit të momentit, por duke ngërthyer raportimin me komente personale teksti del se s’ka respektuar standardet gazetareske.

Lajme të ngjashme

Back to top button