Kuvendi vërtetoi dorëheqjen e ministrit Ivanovski
Kuvendi dje ka vërtetuar dorëheqjen e ministrit për shoqëri informative dhe administratë, Ivo Ivanovski.
Ai ka paralajmëruar se shkon për punë jashtë vendit.
Ivo Ivanovski ishte ministër për shoqëri informative nga viti 2008-të, kur ky resor për herë të parë u formua nga kabineti i kryeministrit aktual. Më vonë këtij resori iu është shtuar edhe resori i administratës.