Poposki dhe Jolevski në mbledhje të NATO-s në Bruksel
Ministri punë të jashtme Nikolla Poposki dhe ai i mbrojtjes Zoran Jolevski, sot do të marrin pjesë në mbledhjen e rregullt të Republikës së Maqedonisë në Këshillin Atlantik-Verior të NATO-s, në nivel të ambasadorëve dhe shteteve-anëtare të Aleancës.
Ashtu siç ka njoftuar MPJ, në përputhje me praktikën e vendosur, në mbledhje do të prezantohen rezultatet e arritura të Maqedonisë për realizimin e reformave me Planin Aksionar për anëtarësimin në NATO, me theks të veçantë për të arriturat në sferën politiko-ekonomike dhe atë të mbrojtjes dhe sigurisë.
Me këtë mbledhje do të mbyllet cikli i 16-të i implementimit të Planit Aksionar për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO për vitin 2014-2015, njofton Telma.
Në kuadër të takimit është paraparë që ministrat Poposki dhe Jolevski, të mbajnë takim edhe me sekretarin gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg.