Këshilla për një jetë në çift të lumtur

Dashuri, pasion, besnikëri këto janë nder përbërësit qe kane shume rëndësi, por përveç ndjenjave është e nevojshme te respektoni edhe disa rregulla. Te flasësh për kompromis është shume e çuditshme, por dihet qe dashuria është bere e tille, gjeste te vogla te përditshme te cilat ndihmojnë te ndiheni me mire me veten dhe te vlerësoni njeriun qe keni pranë, për te mirat por edhe defektet e tij. Receta magjike nuk ekziston, disa këshilla për një jete te lumtur po.

1- Te zhvilloni një vizion realist te marrëdhënies

Sipas studimeve është e nevojshme te kuptoni qe ne fillim te lidhjes, se nuk do te jete e njëjta gjë ne infinit, por do lini vendin një ndjenje ndryshe, si romanticizmi. Te prisni se do te jete vetëm “fushe me lule” do te bej lidhjen tuaj jo realiste dhe te lodhshme.

2- Te punoni mbi marrëdhënien

Si një kopsht i cili ka nevoje te ujitet, me kujdesje te vazhdueshme dhe konstante, edhe lidhja është te konsiderohet diçka e tille, tek e cila duhet te investoni.

3- Te kaloni kohe se bashku

Nuk ka asgjë qe te zëvendësoje kohen e kaluar me partnerin. Është e këshillueshme, ne fakt, ti dedikosh një pjese te kohës marrëdhënies për ta forcuar atë është diçka shume e mire, mbase për te bere ndonjë aktivitet vetëm te dy.

4- Te shfrytëzoni ne maksimum diferencat.

Me rutinën e përditshme, jeta ne çift mund te behet një zakon duke harruar edhe atë pjese qe ju tërheqë me shume tek ai. Ju duhet te ndaloni dhe te mendoni, te reflektoni tek gjerat e mira qe ju bëjnë te ndryshëm por te përputhshëm.

5- Te merrni kohe për veten

Te kultivoni një hobby dhe pasionet tuaja, mund te jete një nder sekretet për te mbajtur një lidhje gjate, e cila mund t’u kujtoje sesa e rëndësishme është “gjysma” juaj dhe e kundërta.

6- Komunikoni

Mungesa e komunikimit, përfaqëson një nder arsyet e para qe një lidhje dështon. Te dëgjosh dhe te ndash eksperiencat duke dialoguar me tjetrin, përveç ju ndihmon ne rritjen personale, është dhe një gjest altruizmi qe duhet tu shoqërojë gjate lidhje. Kjo është mënyra me e mire për te zgjidhur konfliktet dhe për tu kuptuar.

7- Ndershmëria është kryesore

Mosbesimi është një nder arsyet qe thyen një lidhje, pasi kjo lidhje thyhet, për ta rindërtuar atë do t’u duhet shume kohe dhe sigurisht nuk mund te kthehet si me pare. Ndershmëria intelektuale me tjetrin, duhet te behet një akt natyral, si te marrësh fryme.

Lajme të ngjashme

Back to top button