Putin: Assad është i gatshëm për reforma në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Bashar al-Assad është i gatshëm për të zbatuar reformat në vend dhe përfshirjen në qeveri të “opozitës të arsyeshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin po merr pjesë në Samitin e liderëve të marrëveshjes së Organizatës për Siguri Kolektive (CSTO) në kryeqytetin Dushenbeu të Taxhikistanit, ndërsa në fjalimin para pjesëmarrësve komentoi mbi situatën aktuale në Siri dhe luftën civile atje.

Njeriu i parë i Rusisë, Putin pretendon se autoritetet në Damask janë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkimit të të gjitha palëve në Siri me qëllim që të korret fitore mbi terrorizmin, duke shtuar se Rusia ka dërguar armë në Siri për të luftuar kundër organizatës terroriste DAESH.

Ai vuri në dukje se refugjatët sirianë nuk ikin nga autoritetet siriane, por nga terroristët dhe lufta. Putin tha se pa mbështetjen e Rusisë për Sirinë në rajon situata ishte më e keqe sesa në Libi dhe se vala e refugjatëve ishte edhe më e madhe.

Putin ende pretendon se DAESH ka zgjeruar aktivitetet përtej kufijve të Irakut dhe Sirisë, duke shtuar se organizata ka një interes në përkeqësimin e situatës në Afganistan.

Në fund, Putin u bëri thirrje të gjitha vendeve që të bashkohen së bashku me qeverinë siriane dhe luftën e përbashkët kundër terroristëve të DAESH-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button