Ristovski: Librat e vjetër do të ndërrohen në 10 ditët e ardhshme

­ Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski sot tha se pret në dhjetë ditët e ardhshme librat e vjetër të zëvendësohen me të rinj.

Ristovski, i cili ka qenë i pranishëm në orën e parë akademike të Universitetit të Shtipit, apelon, që shkollat më konkretisht të merren me nevojën e ndërrimit të librave, sepse Ministria kompetente e realizon atë që do ta marrë si informatë prej tyre. “Librat vazhdimisht ndërrohen, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga ana e Ministrisë sonë, kryhet distribuimi i tyre i kompletuar, por njëkohësisht duhet të jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për sasi të madhe të librave nëpër të gjitha shkollat në Republikën e Maqedonisë. Pres në dhjetë ditët e fundit të përfundohet me procesin e ndërrimit sepse gjatë këtij muaji ka përfunduar pjesa më e madhe e ndërrimit të të gjitha librave të paraqitur nga ana e shkollave”, theksoi Ristovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë rritje të rrogave të mësimdhënësve, Ristovski theksoi se korigjimi që ka të bëjë me rrogat e të gjithë nëpunësve do të vlejë edhe për mësimdhënësit. Në lidhje me reformat dhe testimin ekstern, zëvendësministri tha se Ministria është e hapur për propozime dhe dialog me të gjithë faktorët në arsim që të përmirësohet cilësia e arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button