Lëndim i ri i Militos

Inter në ankth, sërish lajme të këqija për ekipin e Walter Mazzarrit. Sulmuesi Diego Milito – i rikthyer nga lëndimi i rëndë i gjurit disa javë më parë – ka pësuar një dëmtim të ri gjatë seancës stërvitore të së mërkurës.

Argjentinas është ndalur menjëherë, në mënyrë që mos t’i shkaktojë vetes ndonjë lëndim edhe më të madh, duke iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore.

Rezultatet e para nuk tregojnë se bëhet fjalë për diçka serioze, por është brengosëse rishfaqja e një lëndimi tek një futbollist i cili sapo është rikthyer nga një goditje e rëndë dhe konsiderohet si një prej futbollistëve kryesor në ekipin e Mazzarrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button