Sulejman Rexhepi: Sulmi i policisë izraelite agresion i pakontrolluar dhe i çmendur

Dhuna e forcave policore izraelite dhe ndalimi që i kanë bërë hyrjes së muslimanëve në xhaminë Al Aksa në Jerusalem, ka ngjallur reagimin e kreut të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi. Në një prononcim të tij për Anadolu Agency, Rexhepi thotë se sulmi paraqet agresion të pakontrolluar dhe të çmendur.

“Viteve të fundit populli hebrenj në Izrael sikurse ka ndaluar vizitën e kompleksit të xhamisë Al Aksa, e cila në parimet fundamentale islame është njëra nga tre qendrat e dritës së Islamit. Çdo agresion mbi këtë xhami paraqet agresion edhe ndaj Islamit si dhe ndaj popullit musliman kudo që ndodhet në botë”, u shpreh ai.

Rexhepi thekson se gjithmonë ka dashur që populli hebre të sillet ndryshe nga siç sillet, duke ketrajtuar fëmijë, gra, pleq dhe të pafajshëm.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, ka dërguar një apel në adresë të siç thotë ai, dashamirëve të paqes, civilizimit dhe të së drejtës në botë, të reagojnë kundër këtij barbarizmi të çmendur të popullit izraelit.

“Kam një lutje te bashkësia ndërkombëtare, sidomos te shtetet me ndikim, që të reagojnë sa më shpejtë për të evituar këtë padrejtësi që ti lënë të qeta shtëpitë e Zotit, ti lënë besimtarët të falen në xhami, dhe të jenë të sigurtë në ibadetin të cilin ja bëjnë Allahut” deklaroi Sulejman Rexhepi duke përkujtuar se pikërisht xhamitë ka qenë elementi i cili ka shpëtuar popullin izraelit në trojet shqiptare gjatë përndjekjes që u është bërë atyre në periudhën e luftës së dytë botërore.

“Unë kam ndjekur këto ditë një film dokumentarë ku tregohej se çfarë veprimi kanë bërë në kohën e Hollokaustit shqiptarët ndaj hebrenjve. Kudo dëgjohet ezani, gjithandej ku janë xhamitë, aty kanë gjetur shpëtimin e vet duke i përdorur emrat e muslimanëve” deklaroi Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë,Suleman Rexhepi i cili përmend rastin e një zonje nga Izraeli e lindur në Shkodër me emrin Drita. Në një bashkëbisedim, ajo i ka rrëfyer atij se hebrenjtë kanë shpëtuar për shkak të emrave që kanë përdorur si dhe shamisë së vendosur në kokë.

Lajme të ngjashme

Back to top button