1 vit nga “spektakli medial” i arrestimit të “terroristëve”

Ka kaluar një vit që kur 40 persona u arrestuan nën dyshimet se janë të përfshirë në veprimtari ekstremiste dhe nxitje për pjesëmarrje në luftërat jashtë vendit dhe ende nuk janë shpallur fajtor ose liruar nga Gjykata.

Për avokatët, i gjithë aksioni ka qenë më tepër spektakël medial për të dëshmuar se në Kosovë po luftohet terrorizmi, se që ka pasur diçka të vërtetë nga kjo gjë, transmeton Tribuna Channel.

Bajram Tmava, i cili ka në mbrojtje imamin Shefqet Krasniqi dhe Mazllum Mazllumin, ka thënë se për klientët e tij po vazhdon ende faza e hetimeve dhe që prokuroria nuk ka bërë asnjë akt procedural për ngritje të aktakuzës ndaj tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button