Prokurori Special, përforcime në bisedime: Orav e Mijallkov

Në bisedimet e sotme të grupeve të punës për Prokurorin Special është përfshirë personalisht edhe ambasadori i Bashkimit Evropian Aivo Orav, në përpjekje që të ndërmjetësojë për përafrimin e qëndrimeve, njofton Alsat-M. Me trysninë e tij, ndërkombëtarët dëshirojnë që sot të mbyllen diskutimet dhe nesër draft/ligji të dorëzohet në Kuvend.

Sipas po të njëjtit burim, dje në bisedime është paraqitur edhe ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov njëri ndër personazhet më të përfshira në “bombat” e opozitës.

BE-ja synon që të hënën dhe të martën të bisedohet për emrin e prokurorit, për çka ende nuk kanë filluar bisedime konkrete. Garantuesit e Marrëveshjes nuk dëshirojnë të lejojnë precedentin e shkeljes së afateve, veçanërisht tani, në fazën e parë të zbatimit të protokollit të 15 korrikut, thonë burime diplomatike.

Ndryshe, pas bisedimeve të djeshme maratonike të grupeve punese, të cilat kanë zgjatur deri më ora 2 të pasmesnatës, marrëveshje nuk ka, por ka afrim të pozicioneve për çështjet më të diskutueshme, gjegjësisht për ekipin që do të punojë me Prokurorin Special, njofton Portalb.

Përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, janë marrë vesh që Prokurori Special të ketë ekip prokurorësh, të cilët bashkërisht do të punojnë për rastin “Puç” dhe aferën e përgjimeve.

Ende nuk është vendosur se sa ndihmës do të ketë Prokurori Special dhe për atë a do të vendosë i njëjti ashtu siç ka insistuar Komisioni Evropian.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button