Shpërthen një bombolë gazi në Indi, 90 të vdekur dhe mbi 49 të plagosur

Të paktën 90 persona humbën jetën dhe më shumë se 49 u plagosën nga shpërthimi i bombolave të gazit në një restorant në shtetin qendror indian Madya Pardes, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ndodhi në restorantin i cili ndodhet në terminalin e autobusëve në qytetin Petlawad. Shpërthimi i bombolave të gazit ka shkaktuar shembjen e një ndërtese, ku jetën e kanë humbur dhjetëra njerëz.

Po ashtu janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth. Popullata për shkaqe sigurie është evakuuar. Aksionet për shpëtimin po vazhdojnë, ndërsa ekipet në terren dyshojnë se nën rrënoja mund të ketë njerëz.

Ministri i Brendshëm i Provincës, Babulal Gaur për AA deklaroi se në lidhje me aksidentin është nisur një hetim i gjerë dhe se qeveria për familjet e viktimave të këtij aksidenti do të paguajë kompensim, kurse të plagosurit do të trajtohen falas.

Duke patur parasysh se restoranti në terminalin e autobusëve, është shumë i vizituar, ekziston frika se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh.

Qyteti Petlawad ndodhet rreth 310 kilometra larg nga kryeqyteti i provincës Bhopal.

Lajme të ngjashme

Back to top button