Goditet në rrugë, vetëm pse foli shqip në Serbi

Një 18-vjeçar nga Novi Sadi, D.K. është rrahur në Brace Ribnikar vetëm pse ka folur në gjuhën shqipe.

I riu, për të cilin nuk përcaktohet nacionaliteti etnik, pasi ka përfunduar një bisedë në telefon me nënën e tij në gjuhën shqipe, dy të panjohur së pari i kanë kërkuar një cigare dhe më pas e kan hedhur në tokë duke e goditur derisa një nga kalimtarët u afrua që ta ndihmoj, transmeton Indeksonline.

“Dëgjova disa hapa që po më afroheshin dhe më pyetën nëse kam cigare. Unë ju thash që nuk e përdori duhanin dhe ata filluan të më shqelmonin derisa u afrua dikush të më ndihmonte. Sikur mos të ishte ky njeri nuk e di se si do të kisha përfunduar. Djemtë që më goditën ikën”, rrëfeu D.K.

Ai tregoi se këta djemë që e sulmuan nuk kanë qenë më të vjetër se 25 vjeç.

“Unë nuk e di se kush më sulmoi por mendoj se problemi më i madh ishte se unë fola me nënën time në gjuhën shqipe në telefon. Unë kurrë nuk kam përjetur diçka të tillë, biles as në qytetin ku jam rritur”, shtoi D.K., transmeton Indeksonline.

Por ajo që duhet përmendur është se në këtë artikull të publikuar në gazeten serbe “Blic”, komenti i parë që është bërë është nga dikush që shkruan se shkon shpesh në Prishtinë dhe flet serbisht lirshëm madje pa patur as ndonjë problem më të voglin.

Lajme të ngjashme

Back to top button