Goditet me thikë një djalosh 22­ vjeçar para përmendores “Filipi i Dytë” në Shkup

­ Një grup personash të panjohur mbrëmë para përmendores “Filipi i dytë” në Shkup e kanë sulmuar një djalosh 22 vjeçar duke e goditur dy herë me thikë në pjesën e gjoksit. Ministria e Punëve të Brendshme informon se rreth orës 3 pas mesnate derisa M.J. (1993) , i cili me dy persona të tjerë ka qenë duke ecur drejt “Shtëpisë së mallrave Most” është sulmuar nga 4­5 persona dhe me siguri me thikë është goditur dy herë në pjesën e gjoksit.

Nga ana e ndihmës së shpejtë djaloshi është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button