Ja sa duhet të fleni për të luftuar sëmundjet e zemrës

Nëse flini 6-8 orë gjumë në ditë, zvogëloni rrezikun e problemeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Në këtë përfundim ka arritur shkolla mjekësore në Çikago.

Nga studimi, ata persona të cilët flenë më pak se 6 orë janë më shumë të rrezikuar të pësojnë atak në zemër në krahasim me ata që flenë 6-8 orë, pasi kanë më shumë stres dhe presion më të lartë gjaku.

Kurse, ata persona që flenë më shumë se 8 orë janë dyfish të rrezikuar të vuajnë nga sëmundja e arteries koronare. Ky studim është i pari që krahason kohëzgjatjen e gjumit në lidhje me pesë probleme të ndryshme kardiovaskulare. Në studim morën pjesë 6538 persona, të cilët kishin një moshë mesatare rreth 60 vjeç.

Lajme të ngjashme

Back to top button