Cozman drejt Londrës, por pa Tunën – niset nga Shkupi

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka udhëtuar drejt Londrës, ku do të qëndrojë për një vizitë familjes së tij – por pa tashmë ish të dashurën e tij, Tunën.

Ka shpërthyer gjithandej nëpër media elektronike lajmi se Tuna dhe Cozman i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, si shkak i mospajtimeve që kishin, transmeton Telegrafi.

Si do që të jetë, çifti ende nuk ka konfirmuar arsyet e ndarjes, ani pse në Instagram ata kanë fshirë njëri-tjetrin.

Telegrafi mëson se Cozman në orët e hershme të mëngjesit filloi të bënte gati valixhet për fluturimin e tij në Londër i cili ishte i caktuar për orën 16:55

Nisja e tij ndoshta jo rastësisht u bë nga Shkupi, pikërisht vendi ku është lindur dhe rritur këngëtarja shkupjane, edhe pse ajo personalisht gjendet ende në Turqi në pushime me nënën e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button