Maqedoni, sonte përgatituni për mot të ligë!

Meteoalarmi për Maqedoninë perëndimore ka shpallur fazën e portokalltë, duke paralajmëruar reshje të mëdha dhe vetëtimas duke nisur nga sonte. Në pjesën tjetër të vendit ka paralajmërime për fazë të verdhë.

Meteorologët kanë paralajmëruar edhe ditëve në vijim kohë të vranët me të reshura. Në shumë vende të reshurat do të përcillen me vetëtima.

Pritet të reshurat të arrijnë mbi 30 litra në metër katror, veçanërisht në vende perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperaturat më të mëdha arrijnë deri më 22 gradë celsius. Të reshura do të ketë deri ditën e premte.

Lajme të ngjashme

Back to top button