Civil: Performancë e papërgjegjshme dhe arrogante e kryeministrit

Qendra për Liri “Civil” shpreh përkrahjen për plenumet e studentëve, nxënësve të shkollave të mesme, arsimtarët dhe prindërit të cilët nëpërmjet organizatave joqeveritare janë burim i iniciativave jashtë partiake ndërsa treguan dhe dëshmuan se në Republikën e Maqedonisë ekziston vetëdijshmëria qytetare dhe kulturë.

Kumtesa e plotë:

 

Edhe studentët, edhe nxënësit e shkollave të mesme, me aktet e tyre prej ditës së parë e deri më tani treguan vetëdije, solidaritet dhe maturi rrallë të parë. Me paraqitjet e veta në opinion, me qasjen e argumentuar për problemet që i prekin ata drejtpërdrejtë, por edhe gjithë shoqërinë, gatishmëria për dialog, por edhe forca me të cilën i përfaqësojnë qëndrimet, idetë dhe propozimet e tyre – të rinjtë ju mbajtën leksion të gjithëve në këtë shtet.

Nga të rinjtë në Maqedoni mundë dhe duhet të mësohet.

Ata gjatë muajve të kaluar, në ftohtë dhe temperatura ndër zeroja, nëpër shi dhe ndër diellin e nxehtë, në rrugë i mbrojtën principet e demokracisë, duke kërkuar të ndalohet me reformat e këqija në arsim.

Të rinjtë ne Maqedoni iu kundërshtuan të gjitha presioneve dhe etiketave, të gjitha shantazheve dhe kërcënimeve, të cilat ishin të shumta. Mbetën të qëndrueshëm si rrallë kush në Maqedoni. Përdorim këtë  mundësi, edhe njëherë, si shumë herë më parë, të ju urojmë, të i përkrahim dhe të im dëshirojmë sukses në përpjekjet për të siguruar arsimim normal dhe bashkëkohor për vete dhe për gjeneratat pas tyre.

Përshëndetje plenumistë!

Kryeministri, ministri i tij për arsim, dhe pushtetmbajtësit e tjerë janë drejtpërdrejtë përgjegjës për reformat e këqija.

Performanca e Kryeministrit, etiketimi, arroganca dhe morali i rrejshëm me të cilin i sulmoi të rinjtë me fjalimin e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, data më e rëndësishme në historinë më të re të shtetit, është krejtësisht e papranueshme, e papërgjegjshme dhe meriton qortimin më të ashpër. Posaqërisht për shkak të asaj se ai këtë e bëri si një tentim tjetër për të mbrojtur “bërllok reformat” e tij, siç edhe Plenumistët saktë e klasifikuan.

Demagogjija, mungesa e principeve, sulmet dhe vlerat e rrejshme të cilat Kryeministri i prezantoi në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë janë të zakonshme dhe me ata jemi, në nje far mënyre, të mësuar. Por, lëshuarja drejtë të rinjtë nuk guxon të pranohet! Sulmi i Gruevskit ndaj plenumet me etiketime dhe akuzime, nuk guxon të lejohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button