eBay vjen me një aplikacion të ridizenjuar në platformën iOS dhe Android

Aplikacioni i rrjetit më të madh të blerjeve online, eBay vjen me një stil të ri në pajisjet iOS dhe Android. Bëhet fjalë për versionin eBay 4.0 i cili është i disponueshëm për tu shkarkuar që nga mëngjesi i sotëm.

Falë të këtij përditësimi, ndërfaqja tanimë është thjeshtësuar dhe u ofron përdoruesve një eksperiencë më të personalizuar.

Një ndarje e re e seksioneve e ka bërë më të thjeshtë navigimin përmes miliona produkteve që publikohen në eBay. Ndërfaqja është e ndarë në 3 seksione; Activity, Shop dhe Sell.

Kjo ndarje i lejon përdoruesve të ndjekin hap pas hapi ankandet për të cilët kanë interes, promocionet apo eventet.

Për më tepër aplikacioni është bërë më inteligjent, duke qënë se ai tani ruan produktet të cilat përdoruesi i ka klikuar dhe i jep atyre informacion në lidhje me to.

E rëndësishme është të themi se aplikacioni është i unifikuar si në platformën iOS dhe në atë Android duke sjellë kështu një eksperiencë të përbashkët për përdoruesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button