Tanket ushtarake në fund të oqeanit, dëshmi e një tragjedie luftarake (VIDEO)

Në thellësinë e oqeanit Atlantik, në afërsi të qytetit të Irlandës Donegall, në thellësi prej 70 metrave, janë gjetur varre dhe mbetje ushtarake. Në vend që në fund të oqeanit të jenë të shtrira anije të mëdha, ashtu siç zakonisht ndodhë, këtu janë gjetur tanke ushtarake!

Tanket amerikane “Sherman”, nga Lufta e dytë Botërore, të cilat gjenden atje, duhet të jenë fundosur gjatë dërgesës së tyre për shtetet e bllokut Perëndimor, para fundit të Luftës së Dytë Botërore.

“Shermanët” në fund të oqeanit kanë përfunduar pasi më 8 shtator të vitit 1944, ushtria gjermane e ka sulmuar anijen “SS Empire Heritage”, ku janë mbytur 133 persona.

Anija është fundosur para se ndonjë prej ekuipazhit të anijes të kërkojë ndihmë për të shpëtuar, ndërkaq më pas gjermanët edhe ekuipazhin e kanë mbytur në ujë. Tani më në fund të detit kanë mbetur vetëm tanket të cilat janë dëshmitarë të një tragjedie, njofton zhytësi nënujor Rich Stevenson.

Lajme të ngjashme

Back to top button