Greta Koçi dhe Gold Ag me këngë të re (Foto)
Këngëtarja Greta Koçi ka paralajmëruar që së shpejti do të sjellë këngën dhe videoklipin e saj më të ri.
Kësaj radhe Greta do të vjen me një bashkëpunim, e fjala është për reperin tashmë shumë të përfolur nga mediat rozë Gold Ag, raporton Indeksonline.
Në foton e fundit të publikuar nga vetë këngëtarja shihen dyshja së bashku e me gjasë duhet të jetë një foto e shkëputur nga klipi i ardhshëm i cili pritet të dalë së shpejti.
Kënga ka mbaruar ndërsa pritet vetëm përfundimi i videoklipit ka bërë të ditur këngëtarja përmes rrjeteve sociale.