Muazi (19), në vend që të studioj si shokët, rri i sëmurë në shtëpi (Foto)

Sëmundje dhe skamje në familjen e Agim Memedit në Butel të Shkupit.

Muazi 19 vjeçar është djali i dytë i kësaj familje i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë. Të hyrat mujore të kësaj familje që janë rreth 4 mijë denarë nuk arrijnë të mbulojnë as harxhimet e ilaçeve e jo më të sigurojnë kushte të tjera të jetesës.

Muazi në vend që të studioj me shokët e tij rrinë i mbyllur në shtëpi pas nuk mund as të ec.
‘Sëmundja ime Hidracefullus Internus më ka bërë që të mos mund të lëviz. Këtu tek ndërtesa ime nuk ka ashensor, ka tri vite që unë nuk kam zbritur poshtë të shoh se si argëtohen shokët e mi, ua dëgjoj vetëm zërat dhe mërzitem shume’ tha Muazi i dëshpëruar.

Nga ana tjetër, Agimi, babai i Muazit thotë se kanë kërkuar ndihmë gjithkah por kanë hasur në vesh të shurdhër.

‘Askush nuk e kthen kokën te shohë familjet shqiptare qe jetojnë vetëm me te ardhurat e përkrahjes sociale, kushtet i kemi shumë të këqija, kam fëmijën e sëmurë, për të cilin duhet të kujdesem shumë, me ndihmën që marr prej 3700 denarë nuk mundem ti dal në fund muajit’ tha Agim Memedi.

I ati i Muazit është i pa punë për shkak se nevojitet të kujdeset çdo ditë e çdo natë për të, pasi ai nuk mund të lëviz as për nevojat personale.

Nëna e Muazit punon si pastruese herë pas herë ku gjen punë.

Luten të gjithë ata që kanë mundësi humanitetin e tyre ta shprehin në 077-640-993, ose në rrugën ‘Dushko Popoviq’, banesa 4 numër 7 – Butel, Shkup./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button