“Plenumi i nxënësve”: Gruevski e rrënoi çdo shans për dialog

Nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme, pas deklaratës së kryeministrit Nikolla Gruevski se “plenumet partiake i motivojnë nxënësit të protestojnë kundër vlerësimit të dijes”, thonë se janë të shqetësuar nga fakti që kryeministri publikisht i ka ngjyrosur si partiak dhe që i ka quajtur “Katastrofë e shoqërisë”, me çka e ka rrënuar edhe shansin e fundit për dialog.

Nga Plenumi thonë se ndjehen të fyer nga sjellja e kryeministrit.

“Beteja midis neve dhe juve po është politike, por aspak partiake”, thonë nga Plenumi i nxënësve.

“Ne ndjejmë keqardhje që zëri jonë Ju frikëson dhe Ju shqetëson, por duhet ta dini se kjo është e zakonshme nëse dikush mundohet nxënësit ti bëjë minj eksperimental”, thonë ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button