PPD: Qeveria t’i respektojë udhëzimet e Pribes

Partia  për Prosperitet Demokratik e thërret Qeverinë që t’i respektojë udhëzimet e Komisionit Pribe që të ndërpret me partizimin e mëtejmë të shtetit si dhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm dhe menjëherë ta ndërpresë harxhimin e pakontrolluar të parave.

PPD konsideron se nuk i ka hije një shteti i cili gati çdo muaj  merr borxh prej institucioneve finansiare vendore dhe ndërkombëtare për të paguar rrogat dhe pensionet të harxhojë para pa nevojë në ndërtimin e rrotës panoramike multimilionëshe , ndërtimin shumëmilionësh të ndërtesës së ndërmarrjes publike për banim si dhe bustave të larta dhe të shtrenjta shumëmilionëshe.

PPD gjithashtu konsideron se vendimi i Qeverisë të ndërtojë përmendore shumëmilionëshe të Nënës Terezë në kohën kur disa qinda mijë qytetarë të vendit janë buzë ekzistencës së tyre dhe shumë afër e kanë shkopin e lypësit, është ofendim për personalitetin dhe veprën e humanistes botërore për të cilën luksi ishte kuptim i huaj dhe e cila tërë jetën e saj e kaloi duke i ndihmuar fëmijët e varfër të Kalkutës dhe tërë botës si dhe duke i ndihmuar varfanjakët gjithandej kah ajo sillej.

PPD është e bindur se sikur nobelistja Gonxhe Bojaxhiu të ishte gjallë ato shuma shumëmilionëshe do ti shfrytëzonte për ngrijtjen e standardit të varfanjakëve dhe jo në ndërtimin e statujave 30 metërshe të larta.

PPD është e bindur se ndërtimi i përmendoreve shumëmilionëshe asesi nuk mund të jetë kompenzim për proektin falimentues të investimeve të rrejshme të llojit të Subhata Roj.

Aferat korruptive të zbuluara deri më tani qartë tregojnë se partitë qeveritare VMRO-BDI nuk e kanë për qëllim që nëpërmjet përmendoreve t’i nderojnë figurat e merituara historike por të vijnë deri te shuma  enorme të parave në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button