Zjarre në fshatra të Kumanovës

Nga organet kompetente sapo u konfirmua për Portalb paraqitja e zjarrit në fsh.Vaksincë, ndërsa gjatë ditës së djeshme kishte zjarre edhe në disa fshatra të tjera të Kumanovës.

“Sot ka zjarr në fshatin Vaksincë, bëhet fjalë për një shtallë të djegur.  Në 11:45 është paraqitur rasti. Ekipi është akoma në vendngjarje, po punon, pas përfundimit do të kemi informata më të detajuara… Gjatë ditës së djeshme kishte zjarr në vendin e quajtur Ristovi Trllo, u paraqit në 14:35, ekipet (3 automobila dhe 7 zjarrfikës) u kthyen në 17:20. Në Suv Ora djegia e barit të thatë u paraqit në 18:35, ekipet u kthyen në 20:53. Në vendin e quajtur Menkova Koliba u paraqit zjarr në 19:35, ekipët u kthyen në  21:50. Zjarri në fshatin Proevce u paraqit në 20:15, në 21:20 u kthyen ekipet. Kemi informata për zjarr në pyll të fshatit Mateç.”-deklaruan për Portalb nga Shërbimi Zjarrfikës.

Kështu zjarrin në pyllin e fsh. Mateç e konfirmuan nga Pylltaria e Maqedonisë.

“Dje zjarr pati në parcelën pranë kishës së fsh. Mateç. Ky ishte zjarr që digjej disa ditë me rradhë. Digjeshin drunjë e prerë prej viteve të kaluara dhe pylli. Ka tre ditë që digjeshin. Nuk ka kushte për qasje të mekanizuar, ka njerëz tanë atje dhe nga stacioni policor nga Mateçi, të cilët e përcjellin zjarrin që të mos zgjerohet. Sot atje pranë zjarrit janë roje pylli nga kompania jonë, të cilët po vëzhgojnë. Nëse do të ketë nevojë për intervenim presim paraqitjen e tyre. Ditë më parë pati zjarre jo të mëdha në fsh.Sllupçan, Llojan etj.”- tha inxhinieri nga Pylltaria, Mirosllav Arsovski./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button