Gjendet një grua e vdekur në Prishtinë

Një trup i pa jetë i një gruaje është gjetur sot në Prishtinë në rrugën “Perandori Justinian” , rreth orës 6 e 30 të mëngjesit.

Policia sapo është informuar për rastin ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka konfirmuar se është gjetur trupi i pa jetë i një gruaje, ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

“Vdekja e e 43 vjeçares cilësohet si vdekje e dyshimtë, trupi është dërguar në obduksion dhe policia pret raportin nga hetuesia dhe njëherit është duke u marrë me zbardhjen e rastit” ka thënë Ahmeti,transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button