Telma: Të paktën tre zyrtarë të tjerë të implikuar në aferën me Telekomin

Jo vetëm ata që janë përmendur nga Bogoevski por ka edhe më së paku 3 funksionar të tjerë që janë të përzier në aferën “Maxhar Telekom”, thotë ish anëtari i këshillit drejtues Sime Gruevski.

Ai për emisionin Top Tema në Televizionin Telma ka dëshmuar për kriminalitetet që kanë ndodhur aty dhe për tentimet për heshtjen e tij. Gruevski thotë se nuk ka pse mos ti besojë Bogoevskit, por ai din edhe disa funksionar që mund të ju bashkëngjiten këtyre që I ka përmendur ai.

Para disa ditëve, me dëshminë e ish agjentit Sllobodan Bogoevski, doli afera Maxhar Telekom ku Bogoevski thotë se funksionar të lartë kanë marrë ryshfet prej 5 milion eurove që të shtyhet afati për liberalizimin e tregut telekomunikativ.

Lajme të ngjashme

Back to top button