Projekt për menaxhim më të mirë me cilësinë e ajrit

Përforcim i kapaciteteve për implementim efektiv të së drejtës evropiane në fushën e cilësisë së ajrit është qëllimi i tuining projektit të financuar nga BE­ja që sot do të promovohet në Shkup. Projekti është në kohëzgjatje prej 21 muajve, ka filluar të zbatohet prej muajit maj të vitit 2015 deri në janar të vitit 2017, ndërsa përkrahja prej 1,1 milion euro është siguruar përmes IPA.

Aktivitetet janë oriantuar drejt përforcimit të kapaciteteve administrative në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit dhe ndikimit të ndotjes ndaj shëndetit sipas së drejtës adekuate evropiane.

Projekti do t’u ndihmojë shfrytëzuesve t’i bëjnë reformat e domosdoshme dhe përmirësime për zbatim të ligjdhënies për cilësinë e ajrit, t’i përforcojnë kapacitetet në raport të monitorimit të cilësisë së ajrit, menaxhimin me të dhënat dhe përgatitjen e raporteve.

Do të përsosen inventaret e emisioneve dhe projeksioneve për sektoret e ndryshme, duke përfshirë edhe modelimin shpërndarës si përkrahje gjatë përgatitjes së vlerësimeve për cilësinë e ajrit. Do të bëhen përpjekje të mëdha në zhvillimin e planit për përmirësim të cilësisë së ajrit, duke përfshirë edhe identifikimin e masave për përmirësim të cilësisë së ajrit në nivel lokal.

Projekti përfshin edhe aktivitete për përmirësimin e vlerësimeve të ndikimit të ndotjes së ajrit ndaj shëndetit. Në promovim do të mbajnë fjalim euroambasadori Aivo Orav, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, dhe konsulli i nderit të Finlandës, Svetozar Janevski.

Do të mbahet edhe sesion në të cilën ekspertët do të diskutojnë për episodet me koncentrime të larta të substancave ndotëse të cilat paraqiten posaçërisht gjatë dimrit, si dhe ndikimi i tyre ndaj popullatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button