Moti sot në Maqedoni

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Nga fundi i ditës fillimisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë rritje të vranësirave me reshje të shiut të cilat lokalisht do të shoqërohen me bubullima të rralla.

Gjatë natës reshjet do të intensifikohen dhe do të zgjerohen çdokund. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 16, ndlrsa e ditës prej 21 deri 28 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshlm dhe me vranësira, ndërsa në orët e mbrëmjes me reshje të shiut të cilat gjatë natës do të intensifikohen dhe do të jenë më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 14, ndërsa e ditës do të ngritet deri 25 gradë.

Edhe të enjten do të mbajë mot kryesisht me vranësira me reshje më të rrëmbyeshme të shiut. Në orët e pasdites pritet që reshjet gradualisht të ndërpriten.

Do të jetë edhe mjaft freskët, me temperaturë prej 15 deri 22 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button