Spanja me golin e Paçovskit e fitoi Maqedoninë (Video)
Spanja mundi Maqedoninë në udhëtim me rezultat minimal 1-0.
Kombëtarja spanjolle ka hedhur një hap të madh drejt kualifkimit në Euro 2016. Spanjollët mundën Maqedoninë 1-0, falë golit të mesfushorit Juan Mata. Për Maqedoninë luajtën katër futbollistë shqiptarë, Ferhan Hasani, Leonard Zhuta, Agim Ibraimi dhe Enis Bardhi.
Spanja tani renditet e para në grupin C me 21 pikë, dy më shumë se Sllovakia e vendit të dytë.