Suedi – Danimarkë, vendosë ndeshja kthyese (VIDEO)

Suedia ka regjistruar fitore prej 2-1 kundër Danimarkës në ndeshjen e parë të barazhit për ‘Euro 2016’ që u zhvillua në ‘Friends Arena’ në Solna.
Skuadra nikoqire bëri lojë më të mirë në pjesën e parë, ndërsa realizoi vetëm një gol, edhe pse Ibrahimovic dhe Berg kanë mundur të bëjnë më mirë me shanset e tyre.

Goli i avantazhit erdhi në fund të gjysmës së parë, ndërsa realizues ishte Emil Forsberg (45’). Në fraksionin e dytë u akordua penalti në favor të suedezëve dhe Zlatan Ibrahimovic ishte i pagabueshëm (50’).

Angazhimi i danezëve ishte i jashtëzakonshëm në vazhdim të lojës, por përkundër rasteve të shumta, arritën të shënonin vetëm një gol. Nicolai Jorgensen reagoi më së miri në zonë duke e konvertuar në gol asistimin e Jorgensen (80’).

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Danimarkë, ashtu që gjithçka është e hapur, edhe pse Suedia ka një epërsi jo bindëse. Përmendim që për Danimarkën në këtë sfidë nga minuta e parë u angazhua shqiptari me prejardhje nga Tetova, Riza Durmishi.

Në ndeshjen tjetër të luajtur më herët, Ukraina e ka fituar Slloveninë me rezultat 2:0.

/Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button