Këshilla të mençura nga njerëz të pasur

Këto janë disa këshilla karriere nga njerëz të cilët kanë arritur majat e suksesit:

“Më pëlqen të mendoj për gjëra të mëdha. Nëse jeni duke menduar për ndonjë gjë, mendoni edhe për gjëra të mëdha”Donald Trump

“Vepro shpejt dhe mos i ndërpejë gjërat e nisura. Nëse i ndërpreni gjërat e nisura, ju nuk jeni duke vepruar mjaft shpejt” Mark Zuckerberg

“Kur jeni duke e menduar një ide, është e rëndësishme që të mos zhyteni në hollësi dhe ta komplikoni. Të mendoni thjesht dhe qartë është e vështirë”Richard Branson

“Nisur nga PayPal unë kam menduar se cila  janë disa nga problemet e tjera që ka të ngjarë të prekin më së shumti të ardhmen e njerëzimit, e jo cila është mënyra më e mirë për të fituar para”Elon Musk

“Për ta nisur GoPro-në, unë u  ktheva të jetoj me prindërit e mi dhe fillova të punoj shtatë ditë në javë, 20 orë në ditë. Për t’ia dalë kësaj, unë lash anash jetën time private” – Nick Woodmanh

“Gjithmonë e dëgjojmë shprehjen se, paratë nuk e blejnë lumturinë, por unë thellë në mendjen time gjithmonë e mendoj se shumë para mund ta blejnë pak lumturi, që në fakt nuk është e vërtetë” – Sergey Brin

“Mos e nisni një biznes, nëse ai nuk është obsesioni juaj dhe diçka që ju e doni. Nëse është vetëm një strategji dalëse nga situata aktuale, atëherë nuk është obsession” – Mark Cuban

“Nëse jeni të përqëndruar tek konkurrenca, për të ndërmarrë diçka, duhet të prisni derisa të ketë një konkurrent që është duke bërë diçka, ndërsa nëse jeni të përqëndruar tek konsumatorët atëherë do të jeni më pragmatik” – Jeff Bezos

“Mos u ndjeni të kërcënuar nga njerëzit më të zgjuar se ju” – Howard Schultz

“Cilësia është më e rëndësishme se sasia” – Steve Jobs 

Lajme të ngjashme

Back to top button