Gruevski: Të implementohet marrëveshja e Ohrit por të mos e harrojmë dimensionin njerëzor

Jemi njerëz para se gjithash. Mos ta harrojmë këtë. Kjo nuk do të thotë që mos ta implementojmë Marrëveshjen e Ohrit. Duhet. Por mos të harrojmë dimensionin njerëzor. Të mos lejojmë që fatkeqësitë të na rikujtojnë se Zoti ashtu ka vendosur, dhe na ka sjellë në një vend, të jetojmë së bashku, duhet edhe bashkërisht të punojmë. Kështu ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski me rastin e shënimit të ditës së Pavarësisë së Maqedonisë duke folur për marrëdhëniet ndëretnike.

Theksoi se Maqedonia është shtet me bashkësi të ndryshme etnike dhe religjioze. Sipas tij konfliktet ndëretnike dhe vlerësimi i marrëveshjes kornizë dhe interpretimi i ndryshëm i saj ka efekte të ndryshme.

Kjo marrëveshje sipas Gruevskit ka zgjidhur shumë punë por nga ana tjetër përkushtimi I madh në implementimin e saj na ka ndarë neve si njerëz si fqinj si bashkëpunëtorë. “Na ka detyruar që të shikohemi jo vetëm si njerëz por si numër”, theksoi Gruevski.

Gruevski duke folur për vërshimet në Tetovë, rikujtoi se nga afër i ka vëzhguar edhe problemet me të cilat janë ballafaquar banorët e Shipkovicës dhe Reçicës kur ato kanë qenë në ditët më të vështira.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Shitja keter kujt kto barcoleta o NACIONALIST, SHOVINIST, SLLAV i Ndytur.! me DUI-stat i bon keto barcoleta se kan nevoj me vjedh të hollat e shtetit dhe popullit shqiptar.!

  2. Ku ishit deri sot qe kujton bashk jetes ta ka shtrengu rota bishtin dhe gerkon ndihme nga Shqiptaret Shqiptaret duet mos harojn vitet tueja qe ke lojt me.partit Shqiptare si macja me miun

Back to top button