Agimi i Artë: Greqia duhet ta ndjek politikën nacionaliste të Shkupit ndaj emigrantëve

Edhe pse partia nacionaliste greke Agimi i artë aspak nuk e pranon Maqedoninë, në konferencën për shtyp në Selanik deputeti I kësaj partie ser. Aretemis Mateopulos, e shfrytëzoi Maqedoninë si shembull se si Greqia duhet të sillet me valën e emigrantëve që hyjnë në territorin e saj.

Sipas tij, vendimi I shtetit tonë që të mbyllet dhe kontrollohet kufiri me Greqinë dhe numrin e emigrantëve që çdo ditë hyjnë në Maqedoni është shembull për politikën patriotike dhe nacionaliste ndaj, siç thotë, emigrantëve që vijnë nga shtetet që bombardohen nga SHBA”.

Ai gjithashtu shtoi se qeveria e Maqedonisë e ka kuptuar se nëse e ndjek shembullin e Greqisë shteti do të duhet të pranojë me miliona emigrant për të cilët nuk ka as financa as infrastrukturë dhe as dëshirë për ti pranuar në territorin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button