Ohri me shesh të ri

Mbrëmë në Ohër, solemnisht u hap sheshi i ri i cili është ndërtuar në afërsi të shkollës muzikore “Metodi Patçev”.

I rregulluar me gjelbërim, sheshi i ri i ka hapësirë prej 1.000 metër katrorë. Në shesh ka dy shatërvane, drita zbukuruese dhe amfiteatër të vogël me njëqind ulëse. Parku në të ardhmen përveç që do të shërbejë për pushim, do të shfrytëzohet edhe për mbajtjen e manifestimeve kulturore dhe zbavitëse.

Ndërtimi i sheshit të ri ka kushtuar 8.6 milionë denarë. Punimet ndërtimtare i kanë bërë ndërmarrjet publike të komunës, ndërkaq fontanat i ka rregulluar firma “Euro Stil”.

Fontana kryesore është e zbukuruar me mozaik të punuar nga artisti Nikolla Upevçe.

Kryetari i Komunës së Ohrit Nikolla Bakraçevski, në fjalën përshëndetëse tha që sheshi është hapur në ditën e pavarësisë së Maqedonisë dhe do të shërbejë për relaksim dhe tubim të qytetarëve ë Ohrit.

“Për më të moshuarit e Ohrit ky vend ka qenë i njohur si “Duborezaçka”, më të rinjtë e njohin si “Mini Market”, ne ua lamë qytetarëve ta quajnë sipas dëshirës së tyre”, ka thënë Bakraçeski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button