Diktatura në demokraci

Tash e sa vite pas luftës, ende nuk e kuptuam se çka është demokracia, nuk e kuptuam as vlerën dhe rëndësinë e saj. Menduam se demokraci është vetëm ta largojmë okupatorin dhe të jemi të pavarur, por jo, s’mund të jesh shtet i pavarur me qeverisje të ndryshme si monarki, oligarki, qeverisje diktatoriale etj.

Mendjet e prishura që nuk lexojnë kurrë, por informohen shumë, s’mund ta kuptojnë kurrë demokracinë dhe vlerat e saj. Ato mendojnë se demokraci është që çdo herë të jesh në qendër të vëmendjes, duke i tërhequr të tjerët pas teje, me punët, sjelljet dhe veprat e tua. Rasti i fundit i mosmarrëveshjes mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafës dhe themeluesit të LVV-së, z.Albin Kurtit ishte diçka e pa imagjinueshme, nga kjo u tregua se çfarë udhëheqës ka Kosova, shihet se kush e ka kapur shtetin, ku i pari i shtetit (kryeministri) e quan gomar themeluesin e LVV-së, personin që u votua nga njëzet mijë qytetarë, a nuk është ky turpi i demokracisë?

Brishtësia e demokracisë është që kur të jepet fjala, nëse ke mendime të kundërta të trajtojnë si armik, a s’kemi të drejtë që edhe ne të flasim ndryshe, të mendojmë ndryshe, të mos harrojmë se njerëzit me idetë e tyre e kanë lëvizur kohën. Çfarë demokracie është kjo, kur ka ra morali në pikën më të ulët, s’i intereson askujt për këtë popull,as për gjendjen se si jeton. Çfarë demokracie është kur populli i frikohet qeverisë, dhe nga frika e saj vetëm heshtë dhe e duron mjerimin, korrupsionin dhe shkatërrimin e vendit. Shpresoj që kjo qeverisje e parregullsive të jetë e fundit për vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button