PPD: Afera “Magjar Telekom” tregon pse BDI nuk e lëshon qeverinë

PPD ka reaguar lidhur me aferën e fundit të publikuar për “Magjar Telekom”.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të partisë:

Afera “Magjar Telekom” e inicuar nga Komisioni amerikan për letra me vlerë (SEC) pranë  Gjykatës së Nju Jorkut poqese përfundon me dënime të aktorëve të përfshirë në vepra korruptive njëherë e përgjithmonë do t’ju jep përgjigjeve dilemave të shqiptarëve të Maqedonisë pse BDI nuk e lëshon qeverinë edhe sikur ta tërheqësh zvarrë me buldozerë ndërsa liderëve të tyre të cilët rrokën pushkën për dollarë dhe euro dhe i morën në qafë bijtë më të mire të popullit do t’ua shpalojnë fytyrën e tyre të zezë si katrani.

Partia për Prosperitet Demokratik kërkon që kjo aferë të zbardhet edhe nga ana e  Prokurorit  Special i dakorduar nga Marrëvesthja e Përzhinos përderisa në ndërkohë BDI ta lëshojë urgjent Qeverinë dhe të inkriminuarëve eventualë  në këtë aferë tu sekuestrohen pasuritë e paligjshme dhe të përgjigjen para gjyqit.

PPD apelon te të gjitha forcat intelektuale e politike të bashkohen dhe ti venë pike kësaj të keqeje që gati dy decenie i nëpërkëmb me pashpirt të drejtat kombëtare shqiptare.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button